Pyetja: Çfarë vlere ka qylymeja dhe pse bëhet?
Përgjigja: Qylymeja apo qelimeja është një sajesë në islam për të cilën nuk ka argument. Si funksionon? Mblidhen një numër i caktuar njerëzish të cilët thonë pa pushim: “La ilahe il Allah”, derisa të shkojë numri shtatëdhjetë e dy mijë dhe në momentin që shkon numri shtatëdhjetë e dy mijë këta e mbyllin me kaq, me nijetin dhe qëllimin që sevapi t’i shkojë të vdekurit apo qw të vdekurin ta nxjerrin nga Xhehenemi dhe ta fusin në Xhenet, pra duke thënë të gjallët për të shtatëdhjetë e dy mijë herë la ilahe il Allah.
A është kjo sipas islamit? Jo. A ka argument për këtë në fenë e Zotit? Jo. A ka ndonjë të keqe? Po ka, shumë të keqe. Po çfarë të keqe ka në qoftë se njerëzit thonë la ilahe il Allah? Nuk është problemi tek thënia la ilahe il Allah sa është problemi tek mënyra dhe metoda. Pra, kemi të bëjmë me diçka që është e sajuar, e shpikur, nuk e ka bërë Profeti (alejhi salatu ue selam) një gjë të tillë, as nuk e kanë bërë sahabët, as nuk e kanë bërë tabiinët, as nuk është e transmetuar. Pra, është një bidat, një sajesë, një shpikje e urryer, se të kishte argument për këtë gjw do të thonim: “Shumë mirë, një traditë e ngjalluar.”, po s’ka argument, është bidat, është sajesë.
Shyqyr Zotit në Shqipëri kjo lloj gjëje nuk ekziston elhamdulilah, por fatkeqsisht ka mbetur në trojet Shqiptare, ka mbetur në disa vende në Kosovë dhe në disa vende në Maqedoninë e Veriut, ka mbetur akoma, nuk e kanë pastruar si bidat dhe si sajesë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja