A lejohet që t’ia shpreh një vajze dëshirën time për t’u fejuar me të, por pa dijeninë e prindërve të saj?

Pyetje: A lejohet që t’ia shpreh një vajze dëshirën time për t’u fejuar me të, por pa dijeninë e prindërve të saj, sigurisht brenda rregullave të etikës dhe normave?

Përgjigje: Njeriu mund të shprehet, por problemi është se çfarë do të ndodhë nëse pala tjetër ndonjëherë mund të refuzojë apo ndonjëherë mund të pranojë, cilat janë hapat të cilat do të ndiqen? Kështu që, unë mendoj që në format e hallallit të njohjes, të propozimit, ka shumë taktika sesi një djalë nëse e pëlqen një vajzë mund t’i shprehet asaj, apo një vajzë në qoftë se e pëlqen një djalë mund t’i shprehet atij. Nuk është kusht patjetër që të shkojë direkt, por nëpërmjet dikujt, mund të orientojë dikë, ose të kërkojë një takim, le të themi një takim ku mos të jenë të dy të veçuar, por duhet të ketë edhe të tretë prezent. Nëse ka një pëlqim paraprak, atëherë patjetër duhet që të shkojë situata te familja pasi në islam nuk lejohet që të bëhen gjëra të tilla pa dijeninë e familjes dhe në momentin që familja janë të dakordësuar me mendimin e të rinjve dhe s’kanë ndonjë arsye madhore për të mos qenë dakord, atëherë bëhen dhe takime të tjera në prezencën e prindërve. Kur themi në prezencën e prindërve nuk është kusht që të jenë aty në takolinë ata, mund të ulen prindërit diku larg në mënyrë që dy të rinjtë të rrinë me njëri-tjetrin dhe të flasin dhe në momentin që pastaj dy të rinjtë e gjejnë veten te njëri-tjetri, përshtaten me njëri-tjetrin, atëherë familjet hedhin hapin e nikahut, fejesës, pastaj takimet, ndenjtjet, bëhen të gjitha hallall edhe pse akoma nuk është bërë dasma.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon