A ka ndonjë sunet në lidhje me prerjen e flokëve ose të thonjve?

Pyetje: A ka ndonjë synet në lidhje me prerjen e flokëve ose prerjen e thonjve?

Përgjigje: Në lidhje me prerjen e thonjve nuk ka ndonjë transmetim të saktë, përmendet në disa libra, por nuk ka transmetim nga Pejgamberi, alejhi salatu we selam.

Ndërsa për prerjen e flokëve, e rëndësishme është që mos të jetë ndonjë model që është simbolistikë e një feje, apo një besimi, apo një grupi të devijuar. Ndërsa ajo pjesa që thotë rruajtja e një pjese dhe lënia e një pjese, këtu ka diskutim mes medh’hebeve, ka prej atyre që thonë është haram në qoftë se rruhet një pjesë dhe lihet një pjesë dhe ka prej medh’hebeve që thonë është mekruh.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon