A prishet agjërimi nëse na del gjak?

Pyetje: Nëse na del gjak, a prishet agjërimi?

Përgjigje: Nuk prishet agjërimi nëse del gjak nga trupi i njeriut, edhe nëse ky gjak ka sasi të madhe, apo është gjak hixhameje e kështu me rradhë, në mendimin më të saktë të dijetarëve.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon