A bëjmë gjynah nëse shikojmë hënën për të shartuar pemët?

Pyetje: A bëjmë gjynah nëse shikojmë hënën për të shartuar pemët?

Përgjigje: Në lidhje me shikimin e hënës për shartimin ose për prerjen e degëve ose për prerjen e sythave, shihet hëna nuk ka asnjë lloj problemi, por jo si besëtytni, shihet sepse ka të bëjë me baticën dhe me zbaticën. Nëse ti e pret në kohë të baticës ose në kohë të zbaticës është problem kjo është në rregull, qëndron, sepse është sebep i vërtetuar shkencërisht, nuk ka asnjë problem. Por jo si besim se kur është hëna e re ndodh kështu e ecën mbarë e ka për t’u mbushur plot me prodhim etj., jo s’ka lidhje me këtë.

Pra, këtu kemi arsye shkencore, përderisa kemi arsye shkencore qëndron.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon