Nëse nuk e dëgjojmë muezinin kur thërret ezanin për namaz, a mund të mbështetemi tek aplikacioni?

Pyetje: Gjatë punës unë nuk e dëgjoj muezinin kur thërret ezanin për namaz, por falem duke u mbështetur tek aplikacioni që kemi në celular, a jemi në rregull për namazin në këtë rast apo jo?

Përgjigje: Po, jemi në rregull. Përderisa e kemi parë që aplikacioni është në përputhje me kalendarin, atëherë në momentin që hyn koha je në rregull, nuk ka asnjë lloj problemi fetarisht. Pra, nuk kështë kusht patjetër që të dëgjosh muezinin, apo të vendosësh ezanin në celular dhe pastaj të falesh, sepse duhet të hyjë koha.

A obligohesh ti që ta thirrësh vetë ezanin apo jo?

Nëse nuk dëgjihet fare ezani tek ti e thërret ezanin, e nëse dëgjohet ezani, zakonisht në qytet dëgjohet ezani ose në fshat dëgjohet ezani, atëherë edhe po nuk e thirre nuk ka problem, më e mira është edhe ta thërrasësh, po edhe nëse nuk e thirr nuk ka problem. Në qoftë se nuk dëgjohet thirre, në qoftë se dëgjohet më e mira është që ta thirrësh.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon