Të thuash: “Estagfirullahel adhim, el ledhi la ilahe il-la hu-ue, el hajjul kajjumu, ue etubu ilejh.” Ky lloj istigfari, kjo lloj formule, çfarëdo që të ketë bërë njeriu prej mëkatëve dhe gjynaheve Zoti ia fshin. Thotë Pejgamberi (alejhi salatu ue selam): “Edhe nëse është tërhequr nga fusha e betejës.” Që tërheqja nga fusha e betejës në islam konsiderohet prej mëkateve të mëdha, të rënda, prej gjëmave të mëdha.
“Estagfirullahel adhim, el ledhi la ilahe il-la hu-ue, el hajjul kajjumu, ue etubu ilejh.” Kur t’i pendohemi Zotit? Gjithmonë. Por kur është më e pëlqyeshme që të themi estagafirullah, përveçse faktit gjithmonë? Më e pëlqyeshme është pas gjynahut. E bëre gjynahun? Thuaj: “Estagfirullah.” Por kur të thuash estagfirullah ta bësh mend që mos ta përsërisësh më. Pavarsisht se mund ta bësh prap gjynahun në atë moment thuaj estagfirullah me shpirt dhe me zemër.
Dr. Imam Ahmed Kalaja