Pyetja: Kur një flutur e zezë qëndron një orë në mur tek dhoma ose tek dera çfarë mund të jetë?
Përgjigja: Faktikisht kjo është një pyetje që duhet të pyeten specialistët e insekteve. Ata që janë specialistë të insekteve duhen pyetur se çfarë ndodh kur vijnë fluturat tek shtëpia, ose karkalecat, ose mushkonjat, jo hoxha.
Sepse hoxha nuk duhet të flasi për diçka që nuk është kopetencë e tij. Po njerëzit e kanë besëtytni, domethënë që kur vjen flutura do të thotë që ka ardhur shpirti i të vdekurve dhe ka ardhur për të parë njerëzit edhe ajo rri një orë aty i sheh që janë gjithë mirë dhe ikën; besëtytni edhe përralla, por që faktikisht njerëzit i besojnë dhe ky është problemi sot që njerëzit janë të prirur të besojnë përrallat, besëtytnitë, këto besimet supersticioze dhe nuk besojnë çfarë thotë Zoti dhe çfarë thotë Pejgamberi (alejhi selam).
Sikur këto të merren me namaz, t’i luten dhe t’i falen Zotit, s’do ta kenë më mendjen as tek fluturat as tek karkalecat, por ngaqë janë larg fesë dhe besimit shohin për fluturat, për karkalecat dhe për zhapikët kur vijnë tek shtëpia.
Dr. Imam Ahmed Kalaja