Pyetja: Nëse gjithçka është e caktuar nga Zoti, pra e shkruar prej Tij përpara se të lindin atëherë pse njerëzit janë përgjegjës për veprat e tyre?
Përgjigje: Ajo që Zoti e ka shkruar është ajo që Zoti ka ditur se çfarë ne do të veprojmë, ndërkohë që ne jemi ata që veprojnë me dijen, me koshiencën dhe me vullnetin tonë të lirë. Kështu që ne japim llogari për atë që bëjmë ne dhe nuk japim llogari për atë që Zoti ka ditur për ne. Pra, ne japim llogari për atë që bëjmë ne, për këtë arsye Zoti na solli në këtë botë, dhe nuk japim llogari për atë që Zoti ka ditur se çfarë do të bëjmë ne. Pra, shumë mirë Zoti në Ditën e Kijametit mund t’i thoshte njeriut: “O robi Im, ti po të vije në këtë botë do të veproje një, dy, tre, katër, pesë.” dhe Zoti është i Plotfuqishmi e din se çfarë do të vepronim ne. Njeriu do t’i thoshte: “O Zot po unë s’kam ardhur fare në dynja, pra në këtë botë nuk kam ardhur fare, për çfarë më kërkon llogari?” Atëhere Zoti të solli pavarsisht se Ai e dinte shumë mirë se çfarë do të bëjmë ne. Kështu që ne jemi përgjegjës për veprat tona, ne çdo gjë e bëjmë me zgjedhjen, me dëshirën dhe me vullnetin tonë, pavarsisht se kjo është e ditur nga Zoti, pavarsisht se kjo është e shkruajtur nga Zoti ne jemi përgjegjës, çdo njeri është peng i asaj që ai vepron si për mirë po edhe për keq.
Dr. Imam Ahmed Kalaja