Pyetja: A është i saktë hadithi: “Do të vijë një kohë kur vrasësi nuk e di pse ka vrarë dhe i vrari nuk e di pse është vrarë.” ?
Përgjigja: Po hadith i saktë, transmeton imam Muslimi. “Do të vijë një kohë ku nuk din vrasësi pse ka vrarë dhe i vrari përse është vrarë.” Dhe kjo është ajo koha e sotme domethënë ku popuj vriten, zhduken, shfarosen; as ata nuk e dinë se pse po vriten, po edhe vrasësit e tyre dhe shfarosësit e tyre, apo pushtuesit e këtyre vendeve; flas për forcën ushtarake pavarsisht se ata zbatojnë urdhërat e dikujt tjetër dhe janë në orientimin e dikujt tjetër, po ata vetë po ta dinin se çfarë po bëjnë kurrë nuk do ta ndërmerrnin një hap të tillë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja