Pyetja: Cili është gjykimi i uthullës në islam?
Përgjigja: Faktikisht pyetja për uthullën është sepse zakonisht uthulla është produkt i një fermentimi i cili kalon atë pjesën e thartimit mbasi është verë ai lëngu ose ajo përbërja. Gjykimi është se është hallall, e pastër, edhe pse ka kaluar nga një proçes fermmentimi, pra vere pastaj është kthyer në uthull. Diskutimi i dijetarëve të islamit është nëse uthullës i shtohet diçka tjetër. Janë dy mendime medh’hebesh (shkollash juridike). Një medh’heb (një mendim) thotë dhe shumica e shkollave juridike thonë: nëse uthulla transformohet duke shtuar diçka, domethënë me shkaqe të jashtme, me përbërës të jashtëm, jo natyrshëm, atëherë konsiderohet e papastër dhe nuk lejohet përdorimi i saj. Kemi një mendim tjetër që thotë: transformimi i uthullës me diçka të jashtme nuk e bën atë të papastër, lejohet përdorimi i saj. Pra, janë dy mendime: transformimi me ndërhyrje të huaj (të jashtme) dhe transformimi vetvetiu. Transformimi vetvetiu (natyrshëm) është tek gjithë dijetarët hallall dhe i lejuar. Transformimi me ndërhyrje të jashtme pastaj ka dy interpretime dhe dy mendime. Më e mira do të ishte që t’i largohemi asaj që është e dyshimtë. Por shumë e vështirë për mua që të gjykoj që është haram apo e ndaluar, por është diçka e dyshimtë për mendimin tim dhe nëse njeriu i largohet kjo do ishte më e mira. Po nëse ne jemi përballë një uthulle dhe nuk e dimë nëse është transformuar vetëvetiu (natyrshëm, pra i ka kaluar proçeset e fermentimit deri në uthull vetvetiu) apo i ka kaluar këto procese nëpërmjet ndërhyrjeve të huaja ( lëndëve të huaja e kështu me rradhë)? Themi: ne marrim produktin dhe nuk na intereson shume sesi kemi arritur tek ky produkt, përveçse nëse ne e dimë që është arritur me ndërhyrje të huaja, pra me lëndë të huaja, atëherë kjo është pastaj çështje që kthehet tek diskutimi mes shkollave juridike, mes atyre që e lejojnë dhe atyre që e ndalojnë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja