Pyetja: Kam tre vite që vuaj nga stresi, por ka një vit e gjysëm që kam filluar të falem dhe agjëroj, fal namaz nate dhe namaz duhaje, po akoma nuk më ka ikur stresi, e bëj dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes edhe pse nuk më ikin akoma mendimet e këqija, e them vazhdimisht suren Felek, Ihlas, Nas, por gjithmonë stres?
Përgjigja: Çështja e stresit mund të jetë edhe problem psikiatrik. Duhet të shkosh të vizitohesh, ndoshta ke nevojë për ilaçe. Pse duhet patjetër të mendojmë ne që po i bëmë këto zgjidhet?! Është njësoj sikur tha njëri: “Unë fal pesë vaktet.”-MashaAllah. “Dhikrin e mëngjesit dhe të darkës.”-MashaAllah. “Dhikrin e gjumit.” -MashaAllah. “Fal namaz nate.” -MashaAllah. “Agjëroj një ditë po një ditë jo.” -MashaAllah. “Këndoj felekun dhe nasin.” -TebarekAllah. Tha: “Jap sadeka.”- MashaAllah. “Por më është thyer dora, e kam dorën e thyer, megjithëse i bëj të gjitha këto dora përsëri e thyer.” Po çfarë duhet të bësh kur është dora e thyer? Ti këto bëji, shumë mirë, por duhet të shkosh edhe tek doktori. Edhe puna e kësaj: ti i bën të gjitha këto dhe përsëri stres. E para, duhet të kuptosh se pse ke stres njëherë. Për çfarë, s’ke për të ngrënë? Po uAllahi stres duhet të kesh. Ke një sëmundje të pashërueshme? Po, normale që mund të kthehet në stres. Të kanë vdekur gjithë anëtarët e familjes dhe pret që të fillojë vdekja në fis? Po, ke të drejtë të kesh stres. Për çfarë duhet të ketë njeriu stres? ‘Jo po se më vijnë mendime.’ Shko tek doktori dhe doktori do të japë ilaçe dhe do të të rregullojnë ilaçet. Ka pasur raste që i kemi çuar njerëzit tek doktori për këtë punë dhe elhamdulilah janë bërë mashaAllah tebarekAllah. Madje më thotë njëri kur i thashë që a më jep leje që rastin tënd ta tregoj kush ka problem si puna jote. Po tha tregoja rastin tim dhe mesazhet që kemi pasur bashkë para dhe mbasi shkova tek doktori që më orientove ti, e bëj me nietin tha që ta jap si sadeka këtë punë. Kështu që duhet parë se mund të jetë çështje që ka nevojë për trajtim terapik, mund të jetë çështje që ka nevojë për zhvillim të seancës mjekësore dhe është normale, nuk ka asnjë lloj problemi. ‘Pse shkon muslimani tek psikologu?’ Po shkon. Çfarë problemi ka? ‘Pse shkon muslimani tek psikiatri?’ Shkon.
Dr. Imam Ahmed Kalaja