Pyetja: Njerëzit e të njëjtës familje që janë në Xhennet, a do të vuajnë për familjarët e tjerë që janë pjesë e së njëjtës familje që do të jenë banorë të Xhehenemit?
Përgjigja: Xheneti; thotë Zoti për të në Kuran: “Banorët e Xhenetit nuk përjetojnë asnjë lloj ndjesie frike dhe nuk kanë asnjë lloj ndjesie mërzie.” Dhe në ajetin tjetër kuranor Zoti i Madh thotë: “Largon çdo lloj xhelozie që prish kënaqësitë e Xhenetit.” Kështu që nëse ndodh që një familje ka xhenetli dhe xhehenemli, flas përjetësisht se kur janë xhehenemli përkohsisht disa anëtarë të familjes xhenetlijtë e asaj familje i tërheqin familjarët e tyre për në Xhenet, ndëmjetësojnë tek Zoti i Gjithësisë. Pra, Allahu (xhelexhelaluhu) ua ka mundësuar që familjarët të tërheqin njëri-tjetrin, nëse një pjesë e familjarëve janë gjynahqarë apo mëkatarë ndikojnë tek njëri-tjetri dhe i tërheqin për në Xhenet. Nëse një pjesë e familjarëve janë banorë të Xhehenemit përkohësisht, pra nuk janë nga ato që ka tolerancë, a do të përjetojnë vuajtje anëtarët e së njëjtës familje që janë në Xhenet për pjesën tjetër që janë në Xhehenem? Jo. Pse? Sepse Zoti në Kuran ka garantuar që nuk do të ketë ankth në Xhenet, nuk do të ketë vuajtje, nuk do të ketë brëngë, është vendi i qetësisë, i lumturisë, i kënaqësisë dhe të gjitha këto ndjesitë që shkaktojnë ndjesi negative ose energji negative në Xhenet janë të asgjësuara. A mund të ndodhi kjo faktikisht? Si ka mundësi që ai të jetë në Xhenet dhe fëmija i tij të digjet në Xhehenem dhe mos të funksionojë ajo dashuria apo dhembshuria? Si ka mundësi për shembull që burri të jetë në Xhenet dhe gruaja të jetë në Xhehenem, si ka mundësi ato gjithë jetën kanë qenë bashkë? E tjerë e tjerë. Ai që e krijoi lidhjen e tyre në këtë botë është i Plotfuqishëm që në botën tjetër ta shfuqizojë. Ai Zot që e krijoi në këtë botë këtë lloj lidhje që s’mendohet jeta pa të është i Plotfuqishëm që në botën tjetër ta shfuqizojë. Pse? Se Zoti ka dhënë një garanci për Xhenetlijtë. Kush është garancia? S’ka mërzitje, s’ka vuajtje, s’ka brengë, nuk ka ankth, sepse është vendi i lumturisë dhe i kënaqësisë së përjetshme. Ai thotë që kur e merr Xhenetliu pemën nga dega e pemëve të Xhenetit, në momentin që ky e këput menjëherë krijohet tjetra. Po mirë, çfarë problemi do të kishte që kur të shkonte dega lart të dilte lulja dhe të formohej kokrra atje lart? Jo, jo hiç fare, sepse kjo është një stres më vete: do të zejë apo nuk do të zejë, do ta hajë krimbi apo do të vijë flutura; hiç fare, në moment, çdo gjë funksionon në moment. Dhe nëse e merr tjetren menjëherë krijohet tjetra. Pra çdo gjë në Xhenet funksionon mrekullueshëm, sepse është vendi i mrekullive dhe i lumturisë së përjetshme në të cilin nuk do të ketë asnjë lloj ankthi, asnjë lloj brenge, asnjë lloj shqetësimi. Dhe kjo lidhje le të themi familjare apo e tjerë e tjerë, që funksionon në këtë botë në botën tjetër nuk do funksionojë. Po a ka mundësi të ndodhi një gjë e tillë? Ka mundësi të ndodhi një gjë e tillë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja