Pyetja: Çfarë sevapi i shkon nënës nga fëmija?
Përgjigja: Çdo punë të mirë që bën fëmija i shkon prindërve: Kurani, namazi, sadekaja, haxhi. Çdo punë të mirë që bën fëmija i shkon babait dhe nënë automatikisht. Ka thënë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Dhe çfarëdo që të bësh ti është pronë e babait tënd dhe e nënës tënde.” Kështu që fëmija i mirë çfarëdo që të bëjë prej adhurimeve dhe veprave të mira sevapi dhe shpërblimi i shkon edhe prindërve të tij. A duhet që patjetër të bëjmë një adhurim specifik, me qëllim specifik që sevapi dhe shpërblimi i këtij adhurimi t’i shkojë prindit? Mund ta bësh: sadekja po, haxhi dhe umreja po, lutja dhe duaja po, shlyerja e borxheve po. Për gjë tjetër nuk ka argument, pavarsisht se ka mendime që thonë leximi e Kuranit e tjerë e tjerë, po argument nuk ka.
Dr. Imam Ahmed Kalaja