Shamia, kur është bërë obligim, është bërë obligim se Zoti i Madh i deshi gruas të mirën e saj. Dhe shamia është tregues i devotshmërisë dhe i përkushtimit që ka femra ndaj Zotit, sidomos në kohë si kohët tona dhe në vende si vendet tona. Që një femër të vendosi shaminë nuk e ka te lehtë, për shkak të mentalitetit, për shkak të mënyrës sesi e konceptojnë njerëzit shaminë, për shkak të paragjykimit, për shkak të përçmimit, për shkak të diskriminimit për punësim, diskriminimit për t’u përfshirë në jetën shoqërorë e kështu me rradhë. Kështu që, të vendosësh shaminë është sprovë, në këtë kohë ku jetojmë. Mirëpo është tregues i besimit, që do të thotë, një femër besimtare që është e devotshme dhe e përkushtuar ndaj Zotit, zbaton këtë urdhër të Zotit, që është:
“O ti Pejgamber, thuaji grave të tua, vajzave të tua dhe grave të besimtarëve, që t’i derdhin shamiat mbi mantotë e tyrë(mbi pardesytë e tyre)”. Pra ky ajet kuranor fillon me gratë e Profetit, pastaj me bijat e Profetit. Dhe nuk është thjesht çështje nderi, kush e ka është e ndershme dhe kush nuk e ka nuk është e ndershme, nuk është kjo meseleja. Meseleja është, është një urdhër dhe një obligim nga Zoti i Gjithësisë. Po nëse një femër nuk mban shami, a quhet besimtare? S’ka dyshim që quhet besimtare. Ka lënë një detyrë pa zbatuar, ka lënë një obligim pa zbatuar, por jo se ka lidhje kjo me fenë dhe besimin, ajo është besimtare. A ka mundësi që një femër të jetë e devotshme në qoftë se është pa shami? Unë mendoj se devotshmëria e një femre nuk duhet të kufizohet vetëm tek shamia e saj. Shamia është një tregues i devotshmërisë së femrës, por nuk është gjithçka. Nëse ajo është me namaz nate, nëse është me agjërim të hënën dhe të enjten, nëse ajo është prej atyre që japin sadeka, nëse ajo ruan sytë e vet nga harami, nëse ajo ruan pasurinë e vet nga fitimi në haram, nëse ajo është e bindur dhe respektuese ndaj bashkëshortit të saj, nëse ajo është edukuese e fëmijëve të saj, nëse ajo nuk ha haram, nëse ajo nuk pi haram, nëse ajo nuk fut haram në shtëpinë e saj, ajo është e devotshme edhe pse akoma s’e ka vendosur shaminë.
Ashtu siç mund të jetë një femër me shami, por që fut haram në shtëpi, që fut kamatë në shtëpi, që nuk është e ndershme, që nuk respekton burrin e saj, ama ka shami, nuk është e devotshme. Kush është kriteri i devotshmërisë? Kriteri i devotshmërisë është të zbatosh urdhëresat dhe të ndalohesh nga haramet, sa më shumë të tolerosh nga urdhëresat apo sa më shumë të bësh nga haramet aq më shumë ka rënë devotshmëria. Kështu që nuk është shamia treguesi i gjithë devotshmërisë, shamia është një prej treguesve. Për shembull është një femër me shami, por ka probleme me pesë vaktet, për shembull. Mund t’i themi e devotshme? WAllahi unë nuk i them e devotshme, për Zotin, jo shami të ketë, por nëse është e mbuluar e gjitha, po pati probleme me namazin, po pati probleme me kamatën, s’ka lidhje, kjo ka bërë një urdhër, kaq. Ama ne i themi motrës muslimane, që ti o motra ime, duhet ta dish se Zoti i Madh që e ka obliguar, as nuk e ka obliguar për të të injoruar, as nuk e ka obliguar për të të poshtëruar, as nuk e ka obliguar që ti të ndihesh inferiore. Jo! Zoti i Madh ta ka obliguar për të mirën tënde dhe ti të ndihesh mirë me atë që ka obliguar Zoti i Gjithësisë. “Jo po kohët, sprovë…”. Është e vërtetë, kohët , po prandaj pra është sprovë kjo punë, se po të ishte ashtu, do të mbuloheshin të gjitha femrat, po të ishte luks, po të ishte shkak për t’u punësuar, atëherë do të mbuloheshin të gjitha femrat.
Po të ishtë një nga shkaqet e punësimit të një femre mbulesa edhe ato që nuk janë besimtare do e vendosnin mbulesën, për këtë arsye quhet sprovë. Dhe është tregues i devotshmërisë, s’ka dyshim. Nuk është gjithe devotshmëria, ama është tregues i devotshmërisë, është tregues i përkushtimit ndaj Zotit dhe është përballje me sprovën direkt. Dhe normalisht njeriu për shkak te besimit të tij dhe për shkak të imanit të tij ka për t’u sprovuar. Në rastin e femrës për shaminë, burri për diçka tjetër, burri mund të sprovohet për shkak të namazit, i thuhet: “Po fale namaz, s’ka, nuk punësojmë njerëz që falin namaz, apo që duan të falin xhumanë.” etj. Kjo mund të jetë sprova e burrit, ashtu siç mund të jetë për femrën shamia, apo vendosja e shamisë, apo pranimi në punë për shkak të shamisë apo vënies apo mos vënies së shamisë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja