Pyetja: A bëj gjynah nëse nuk dua të jetoj me prindërit e të fejuarit pas martesës, nuk kam asgjë me prindërit as me vëllain e tij, thjesht dua të nisim një jetë bashkë dhe çdo vendim ta marrim bashkë?
Përgjigja: Kjo është një çështje për të cilën duhet marrë një vendim i përbashkët tani sa jeni pa shkuar akoma në martesë dhe nëse bini dakord me të atin që jetën ta zhvilloni me prindërit atëherë kështu duhet të vazhdojë dhe kështu duhet të mbarojë. E nëse bini dakord që ju tëdilni të jetoni në vete, duke pasur parasysh faktin se prindërit kanë edhe një fëmijë tjetër dhe nuk kanë thjesht nevojën e këtij djali që po martohet, si me thënë nuk është se kanë nevojë për të, për shërbimin e tij e tjerë e tjerë, dhe kjo bëhet me pëlqimin e prindërve të djalit, nuk përbën asnjë lloj problemi. Po në qoftë se djali don të jetojë me prindërit e tij, në qoftë se prindërit duan të jetojnë me djalin e tyre, atëherë unë do të thoja që mospranimi është i paarsyetuar nga ana e vajzës. Ajo duhet të kuptojë se mëshira e Zotit, bekimi i Zotit, kënaqësia e Allahut është në atë shtëpi ku ka prindër, ose siç themi ne në gjuhën zhargone; ku ka pleq. Pse? Se këta pleq, këta prindër, Zoti më faltë që po them pleq pasi po flas në gjuhën zhargone, këta prindër janë ata që i ka berë Zoti sebep që fëmija i tyre të fitojë kënaqësinë e Allahut, që fëmija i tyre të fitojë Xhenetin, që fëmija i tyre me prezencën e tyre të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit. Allahu e di se sa mirësi, sa bekime derdh Allahu, sa mëshirë derdh Allahu, sa mirësi pafund derdh Allahu në atë shtëpi që ka prindër gjallë. Dhe unë do t’i thoja kësaj motrës, ose kësaj vajzës që ka bërë këtë pyetje: a do të doje ti që vëllai yt t’i flaki prindërit e tu pas martesës në mënyrë që vëllai jot të ndërtojë një jetë me nusen e tij pa pasur kunata jote, pra nusja e vëllait, kokëçarje me dy prindërit tu? Do t’i thoja kësaj motre: vendose ti veten në pozicionin e kunatës tënde kur të martohet ajo me vëllain tënd. A do doje që kunata jote të dilte nga shtëpia dhe t’i linte prindërit tuaj fillikat e vetëm?…A do doje ti motra ime që kur të martohet vëlla yt nesër, vëllai yt me nusen e tij të dalin nga shtëpia dhe t’i lërë prindërit tuaj atje në fshat ku janë vetëm, ose në atë qytet dhe të ikin në një qytet tjetër, ose të lënë Shqipërinë dhe të shkojnë të jetojnë diku tjetër për të parë jetën e tyre dhe t’i lënë prindërit tuaj këtu në Shqipëri? A do të ishe ti e lumtur dhe e kënaqur që vëllai yt ta bënte me nusen e tij këtë punë? … Kështu që ktheje peshoren nga krahu yt edhe mos i shih prindërit e burrit si barrë, shihe vjehrrin dhe vjehrrën si babain tënd dhe si nënën tënde, shihe vjehrrin dhe vjehrrën si një shkak që edhe ti do ta fitosh Xhenetin me prezencën e tyre në shtëpi. Bekimet e Zotit, mëshira e Zotit, lutjet dhe duatë e tyre nuk i dihet sesa fatkeqsi dhe të këqija ka për të larguar Zoti nga shtëpia jote, nga ti, nga burri jot, nga fëmijët tuaj, për shkak të kujdesit dhe të merakut që do të tregosh ti motra ime ndaj vjehrrit edhe vjehrrës. Prandaj t’i frikësohemi Zotit edhe të jemi të drejtë. Pasha Zotin e madh kurrë për mua një vajzë muslimane nuk do ishte një besimtare e denjë, në qoftë se pa nis jetën bashkëshortore i ka vënë synim vetes të jetojë dhe të përjashtojë vjehrrin dhe vjehrrën, Xhenetin e burrit të saj, nga jeta e saj. WAllahi mua kjo vajzë nuk më duket normale, për Zotin. Prandaj duhen parë dhe një herë këto gjëra me seriozitet, me pas frikën ndaj Zotit gjithmonë në zemër dhe të kuptojmë se: “Kënaqësia e Allahut është e fshehur në kënaqësinë e prindërve.” Kënaqi prindërit e burrit se ndoshta do jetë sebep për ty që të fitosh Xhenetin e Zotit dhe të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit, pavarsisht mangësive, pavarsisht të metave, pavarsisht gabimeve që mund të ketë njeriu në jetë, Zoti na faltë, Zoti na mëshiroftë. Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për të shikuar videon.