Pyetja: A është më shumë gjynah të falesh e ta lësh namazin apo mos të falesh fare nga frika se nuk ia jep hakun?
Përgjigja: Po më gjynah është që mos të falesh e të thuash se s’po filloj të falem se ia jap hakun sesa të falesh e ta lësh. Pra, le të themi një shembull, nëse je futur në një punë dhe ti ke shumë merak se punën mund ta lësh, mirëpo e fillon punën dhe punove tre jave dhe pastaj pa mbarur muaji e le punën dhe dikush që s’futet në punë fare se thotë kam frikë që do ta lë, kush është më mirë? I pari është më i mirë sesa ky i dyti, se ai (i pari) të paktën ka bërë diçka. Mund të shpërblehet për kaq sa ka bërë apo jo? Mund të marri shpërblim për aq sa ka bërë. Për shembull, i tha babai fëmijës së tij, ti do të punosh tetë orë, (e pyeti fëmija) sa do të punoj o babë, (i tha babai) do të punosh pesë vjet tetë orë në ditë pa pushim dhe ky e nisi atë që i tha babai, pastaj e la për një kohë të caktuar, pastaj filloi përsëri punë dhe përsëri e la. Ndërsa djali tjetër as nuk e nisi fare punën nga frika se mos e linte. Kush ka më vlerë në sy të babait, ai që e nisi dhe e la apo ai që nuk e nisi fare?! I tha dua të punoni tetë orë në ditë, vetëm një ditë dy djemve, njëri punoi dy orë dhe e la njëri s’punoi fare; për kë ka të drejtë babai të mërzitet më shumë, për atë që punoi dy orë dhe e la tetë orëshin apo për atë që s’e nisi fare nga frika se do të punonte pak e do ta linte?! Kush ka mundësi të falet më shumë nga babai, ai që e nisi dhe s’e mbaroi dot apo ai që s’e nisi fare?! Kështu që kjo është lojë e shejtanit. Shejtani kur do ta rëndojë njeriun nga ndonjë adhurim i vjen me disa sinjale negative. Një nga sinjalet negative që përdor shejtani për të dekurajuar njeriun nga adhurimi i Zotit është kjo mënyrë; (cytjet e shejtanit:) ‘Po ti s’ja jep dot hakun.’, ‘Ee kur të jesh me namaz si duhet të jesh.’, ‘O duhet ta fillosh o hiç.’, ‘O bëje o mos e bëj.’, ‘Po ti akoma nuk ke mësuar ato pjesët që duhet të mësosh, si mund të falesh ti pa i ditur të gjitha?’. Kështu shkon njeriu në fe tre vjet dhe akoma nuk i ka filluar pesë vaktet. Pse? Thotë nuk e kam mësuar akoma Et-Tehijjatin. Ky quhet triblim, pra po të triblon shejtani me të majtën. Pra të rrish tre vjet pa fal namaz se akoma s’ka mësuar Et-Tehijjatin, ndërkohë që ti mund të falësh namaz me Allahu ekber…asgjë tjetër, mund të falësh namaz me La ilahe il Allah…asgjë tjetër. Por shejtani luan me njeriun shumë dhe kjo është lojë e çuditshme; (Cytjet e shejtanit:) ‘Mos e fillo se ndoshta e lë.’. Ndërkohë që po qe për haram cfarë të thotë? (Cytjet e shejtanit:) ‘Filloje se ndoshta e lë ndonjë ditë.’, ‘Po ti filloje njëherë se inshaAllah do ta lësh se shoqërinë e ke besimtarë, shkon për bajram në xhami, kështu që filloje se ke për ta lënë.’. Pra, kur është fjala për haram ai përdor formulën filloje së do ta lësh, kur bëhet fjala për adhurim e përkushtim ndaj Zotit mos e fillo se do ta lësh. Kështu që, duhet të jemi pak më të zgjuar, s’ka nevojë të jesh shumë më i zgjuar se shejtani, pak më i zgjuar se shejtani po të jesh ia hedh. Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për ta shikuar videon.