Pyetja: Çfarë duhet të bëjmë me lidhësen (çehnen) me të cilën lidhet fytyra e të vdekurit ?
Përgjigja: Bëhet fjalë për atë lidhësen me të cilën lidhet fytyra e të vdekurit dhe është mirë faktikisht që të lidhet nëse e kapim situatën shpejt, në mënyrë që fytyra të jetë me paraqitje të mirë dhe në mënyrë që mos të ketë vështirësi kur të lahet xhenazja, sepse nëse goja do të ishte e hapur, kur lahet xhenazja kjo jep vështirësi në bërjen sa më të mirë të xhenazes. Për këtë arsye momentin që njeriu ndërron jetë pëlqehen disa gjëra; për shembull pëlqehet që me diçka të rëndë të rëndohet barku i të vdekurit, pra nëse ka diçka në trupin e tij në mënyrë që mos të mbesi por të dali sa më shpejt. Pëlqehet që të afrohen këmbët me njëra tjetrën dhe të lidhen gishtat e mëdhenj të këmbës, në mënyrë që mos të jenë të hapura shumë e të shkaktojë pastaj probleme në qefinosje apo në varrosje. Po kështu pëlqehet edhe kjo, që të lidhet nofulla e të vekurit me ballin e tij me diçka që në gjuhën e personit që ka bërë pyetjen i thonë çehne, ndërsa këtej nga ne përdoret si çermë, apo mund të ketë ndonjë fjalë tjetër, por unë po e përdor më shqip, lidhësja. Çfarë bëhet me të? Alternativat për të janë disa: një njeri i besueshëm i familjes e merr atë dhe e zgjidh dhe mund ta lërë në arkivol, ose në tokë, pra zgjidhet dhe në momentin që njeriu vendoset në tokë zgjidhet ajo dhe lihet aty, ose merret dhe hidhet pa asnjë lloj meraku dhe problemi, ose mund të digjet. Vetëm se duhet pasur parasysh se njerëzit e këqinj, magjistarët, e ruajnë shumë këtë gjë. Pra, magjistarët ngaqë marrëveshjet e tyre me xhindët i bëjnë nëpërmjet gjërave të pista, mundohen që për shembull në rastin e xhenazes të marrin çdo gjë që ka të bëjë me xhenazen; siç është uji i xhenazes, siç janë papastërtitë, çdo gjë që ka të bëjë me xhenazen ata mundohen ta marrin dhe nëpërmjet saj pastaj bëjnë magji dhe i bëjnë keq njerëzve. Prandaj është mirë që rrobat dhe gjërat të sigurohen. Pra, duhet të jemi të vëmëndshëm atë ditë pavarsisht se na ka rënë hall dhe siklet i madh, faktikisht ka njerëz që kanë zënë pritë dhe presin nga momenti në moment që të marrin diçka nga ajo që ka të bëjë me trupin e të vdekurit se nëpërmjet saj ata bëjnë magji. Mund të merret pra të eleminohet me djegie, ose me hedhje në plehra apo me çdo gjë. E rëndësishme është që duhet ta kemi të mirëmenaxhuar situatën, sepse është diçka që njerëzit këqinj mund ta përdorin për magji. Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për të parë videon.