Përgjigja: Allahu na ruajtë! Arsyeja ekonomike, nuk duhet të jetë asnjëherë arsye për të kryer femra abortin, sepse furnizimi është prej Zotit…furnizimi është prej Zotit. Neve na ka në dorë Zoti i Gjithësisë. Ai fëmijë kur vjen në këtë botë, vjen bashkë me furnizimin e tij të garantuar nga Zoti. Ka thënë Pejgamberi (alehi salatu ue selam): “Xhibrili më ka fryrë në shpirtin tim, se nuk ka për të vdekur njeri pa i ardhur furnizimi i tij pikë më pikë siç e ka shkruajtur i Madhi Zot.” E ke parë të vdekurin ti për shembull? SubhanAllah. I vdekuri kur është në grahmat e fundit, çfarë i bëjnë zakonisht njerezit? I japin nga një pikë ujë, ia lagin buzën me ujë, po ai për shembull, nuk është se ka ndonjë etje kushedi se çfarë që i duhet ai uji për shembull, jo por është rrisku i tij të marri dhe ato pika të fundit të ujit, ka për t’i marrë deri në fund fare, deri në fund fare ka për t’i marrë, edhe ato pikat e ujit deri në fund fare, është rrisku i tij, pra është furnizimi i tij.
Kështu që, domethënë të shkojë njeriu në abort se s’kam kushtet, s’kam mundësitë ekonomike, kjo është e rëndë shumë. Pse? Sepse fëmija kur vjen në këtë botë, vjen me furnizim të garantuar nga Zoti (xhele xhelaluhu), pra Zoti e ka marrë përsipër dhe kjo është e rëndë. Çfarë duhet të bëjë personi që e ka bërë këtë punë? Duhet të pendohet tek Zoti, një pendim i sinqertë tek Allahu (xhele xhelaluhu) dhe Allahu fal. Pse? Se Zoti ka thënë: “Pendohuni tek Allahu të gjithë.” Dhe Zoti (xhele xhelaluhu) ka thënë: “Ai që pendohet pas një mëkati që ka bërë, Zoti jo vetëm që ia fal, por edhe do t’ia kthejë gjyanahin që ka bërë në sevap dhe shpërblim.” Ka thënë Pejgamberi (alehi salatu ue selam): “Ai njeri që pendohet për një mëkat dhe gjynah që e ka bërë, është njësoj sikur s’e ka bërë atë gjynah dhe mëkat.” Dhe ka thënë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Nëse njeriu ndjen keqardhje për diçka që ka bërë, ai është penduar faktikisht.” Kështu që, keqardhja, dhimbja jote për këtë që ke bërë dhe pendimi i sinqertë tek Allahu inshaAllah e fshin atë që ke bërë, por kujdes, mos e përsërit më një gjë të tillë. Po mirë, në qoftë se njeriu për shembull është në një situatë të atillë që nuk është fort i përshtatshëm për të pasur fëmijë?!
Atëherë bëj sebepet përpara, por jo mbrapa. Bëj sebepet e ruajtjes përpara, e mbrojtjes përpara, por jo mbrapa, mrapa nuk lejohet, sepse hyn në punët e Zotit. Kurse përpara nuk ka asnjë lloj problemi, sepse është e lejuar që njeriu të ndërmarri masa për mos të ngelur shtatzënë, domethënë përpara se të krijohet proçesi i fekondimit, në momentin që krijohet proçesi i fekondimit nuk na lejohet ndërhyrja. Përveç në situata dhe rrethana të caktuara që janë shumë të kufizuara në fenë e Zotit, deri në katër muajsh, nëse plotësohet pastaj katër muajshi nuk ka asnjë lloj arsyetimi për abortim, vetëm një gjë. Cila është ajo gjë? Kur rrezikohet jeta e nënës. Rrezikohet jeta e nënës?! Aborti është i lejuar në çdo kohë. Nuk rrezikohet jeta e nënës?! Aborti është i lejuar deri ne katër muajsh, nëse ka arsye të fortë, nëse ka arsye të fortë deri në katër muajsh, nëse nuk ka arsye të fortë, siç është: s’kemi shtëpi, siç është s’kemi ekonomi, siç është nuk i kemi kushtet, këto nuk janë arsye të forta, se Zoti thotë këtë pjesë e mbyll Unë, siç thotë Zoti në Kuran: “Neve ju furnizojmë juve dhe ata.” “S’ka gjallesë në qiell dhe në tokë që mos ta ketë marrë Zoti përsipër furnizimin e saj.”
Dr. Imam Ahmed Kalaja