Pyetje: A është e vërtetë se banjo nuk duhet kthyer nga kibla?
Përgjigje: Kjo është një çështje që ka dy interpretime të medh’hebeve islame. Ka një interpretim që thotë se nuk bën edhe pse është banjo brenda shtëpisë dhe ka një mendim tjetër që thotë se ka tolerancë. Po pse ka ardhur diskutimi? Sepse ka një hadith që thotë: “Nuk i lejohet besimtarit kur kryen nevojën e tij t’i drejtohet Kiblës me fytyrë ose me shpinë.” Mirëpo, kjo kanë thënë dijetarët e islamit vlen në natyrë jashtë, ndërsa nëse është në banjo, pra që është banjo me mure siç janë banjot, nuk ka asnjë lloj problemi. Mendimi i parë nuk toleron, sepse thotë që hadithi është përgjithësues.
Ka një hadith tjetër nga Abdullah ibn Omeri, radijaAllahu anhu, i cili kur ishte fëmijë i vogël një ditë është ngjitur mbi shtëpiat e Pejgamberit, alejhi salatu we selam, dhe e ka parë Pejgamberin, salallahu alejhi we selem, në banjo dhe e ka parë që banjo e Pejgamberit, salallahu alejhi we selem, ishte me shpinë nga Kibla. Kështu që, kanë thënë grupi tjetër i dijetarëve që nëse bëhet fjalë për ndërtesë ka tolerancë, argumenti: banjot e Pejgamberit, salallahu alejhi we selem.
Dr. Imam Ahmed Kalaja