Pyetje: Nëse e kemi falur vitrin me imam dhe kur shkojmë në shtëpi duam të falemi përsëri, si veprojmë?
Përgjigje: Mund të falim namaz nate pas vitrit sa të duam ne, s’ka problem. S’ka asnjë lloj problemi, sepse unë e mora atë që ka thënë Pejgamberi, alejhi salatu we selam: “Kush falet me imamin derisa të mbarojë Zoti ia jep shpërblimin sikur është falur gjithë natën.” Shkova në shtëpi, u çova për syfyr dhe dua të falem përsëri, nuk ka asnjë lloj problemi. Ka hadith të saktë që Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, pas vitrit ka pas falur dy rekate namaz. Por ti mund të bësh dhe një zgjidhje tjetër që është: në momentin që imami jep selam nga vitri ti nuk jep selam me imamin, por çohesh, plotëson dhe një rekat tjetër nëse je i sigurtë që do të falesh përsëri tek shtëpia e nëse nuk je i sigurtë e fal me imamin (jep selam pasi jep selam imami), pastaj nëse natën do të falesh te shtëpia falu nuk ka asnjë lloj problemi fetarisht.
Dr. Imam Ahmed Kalaja