Pyetje: Nëse imami e fal vitrin pa dua me zë, si duhet të veprojmë ne të tjerët?
Përgjigje: Nëse imami është në një medh’heb që nuk e fal vitrin me dua me zë si duhet të veprojë xhemati? I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Kush falet me imamin derisa të mbarojë Zoti ia jep shpërblimin sikur është falur gjithë natën”, pra, bëj siç bën imami. Nëse s’të pëlqen kjo lloj forme e këtij medh’hebi shko në një xhami tjetër ku ka medh’heb tjetër dhe lexohet me zë, por pa shkaktuar përçarje, fitne dhe pa folur.
Dr. Imam Ahmed Kalaja