Pyetje: Gratë shtatzëna a mund të agjërojnë dhe a pranohet agjërimi i tyre?
Përgjigje: Ka njerëz që besojnë se gruaja shtatzënë nëse agjëron nuk pranohet agjërimi i saj, kjo s’është e vërtetë. Nëse gruaja shtatzënë agjëron agjërimi i saj është i saktë. A i lejohet gruas shtatzënë që të agjërojë? Po i lejohet, nëse nuk dëmton shëndetin e saj beben e saj lejohet. Gruaja shtatzënë nuk e ka për obligim të agjërojë, pra i lejohet të mos agjërojë, por nëse agjëron agjërimi është i saktë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja