Pyetje: Hoxhë i nderuar, sot kam shkuar te mjeku për të bërë një ndërhyrje në dhëmbë, a është prishur agjërimi im?
Përgjigje: Nuk përbën ndonjë problemi për agjëruesin nëse ai bën rregullim dhëmbësh ose shkul dhëmbët. Nuk përbën asnjë lloj problemi, e rëndësishme është që duhet të jemi të kujdesshëm që uji të mos shkojë poshtë. Nëse pa dashje shkon pak ujë poshtë ose nga ilaçi, nuk përbën problem, sepse që të quhet i prishur agjërimi me diçka që e prish agjërimin duhet të plotësojë dy kushte: vetëdija e personit se kjo gjë e prish dhe kushti i dytë është që njeriu ta bëjë me dashje. Në rastin kur është njeriu te dentisti dhe duke punuar doktori mund të shkojë diçka pa dashje poshtë nuk e prish agjërimin. Njësoj si abdesi, pra, nëse njeriut gjatë abdesit pa dashje i shkon diçka poshtë s’ka problem, po kështu çështja e rregullimit të dhëmbëve apo shkuljes së dhëmbëve. Prej çështjeve që ka qenë shumë e diskutueshme ka qenë bërja e gjilpërës për mpirje, fetarisht nuk përbën asnjë lloj problemi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja