Pyetje: Cili është më i rëndësishëm Allahu apo nëna?
Përgjigje: Pse duhet të ketë kështu krahasimesh?! Allahu është Allah, është Zoti, Ai që ka krijuar nënën, babain, ty, mua dhe gjithçka; dhe nëna vjen mbas asaj që i takon Zotit. Allahu ka thënë që mbas Meje vjen nëna. Pra, është njësoj sikur të thuash: çfarë është më e rëndësishme për njeriun të marrë frymë apo të pijë ujë? Po nuk more frymë vdes menjëherë, ky është Allahu. Po nuk pive ujë mund të jetosh disa kohë, por në fund fare do të vazhdosh rrugën për në botën tjetër. Kështu që, nuk ka krahasim, nuk lejohet që të bëhen të tilla krahasime. S’mund ta vendosësh në peshore Allahun Krijuesin e gjithçkaje me askënd tjetër. Allahu ka thënë që mënjëherë pas Meje vjen nëna, pra prindi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja