Pyetje: A ka ndonjë ndikim nëse i përmendim xhindët shpesh në bisedat tona?
Përgjigje: Asnjë lloj ndikimi nuk ka. Por në qoftë se ne i përmendim me kuptimin e frikës prej tyre, me kuptimin e çudisë në botën e tyre, normalisht që ata sinjalizojnë njëri-tjetrin që këta njerëz po merren me ne dhe normalisht ti i hap rrugë vetes dhe i hap një botë ngacmimi vetvetes. Kështu që, ata përmenden kur është e nevojshme për t’u sqaruar gjërat. Por, po të bëhen muhabetet tona dhe bisedat tona xhind në mëngjes, xhind pas dreke, xhind në darkë dhe xhind para gjumi, normalisht që ti je duke i sjellë xhindët. Prandaj, normalisht duhet të jemi të kujdesshëm, por përmendja e tyre nuk do të thotë se ndikohemi prej tyre apo do të na dëmtojnë diçka. Aq shumë sa përmend xhindët sikur të përmendje Allahun do ta kishe fituar Xhenetin me kohë. Kështu që, nuk ka pse të përmenden xhindët, por të përmendet Zoti. Nëse është për t’u sqaruar diçka për t’u komentuar diçka çfarë është thënë, si është thënë, cili është interpretimi i islamit për këtë mesele që ka të bëjë me xhindët atëherë nuk ka asnjë lloj problemi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja