Pyetje: Si duhet vepruar nëse dikush na jep ushqim dhe ne dyshojmë se mos kanë bërë magji në të, duke pasur parasysh që personi është i një feje dhe besimi tjetër, por hiqet dhe si parashikues fati?
Përgjigje: I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Lërë atë që është e dyshimtë dhe shko tek e sigurta.”
Nëse me të vërtetë është person i tillë, që e mban veten për parashikues fati, për parashikues i së ardhmes, për astrolog, apo për fallxhor dhe sjell diçka, më mirë as mos ta pranosh fare. Nëse je i detyruar ta pranosh, ose e pranon dikush nga familja jote, merre mblidhe, hidhe në ujë të kënduar të përzier me uthull dhe këndoi Kur’an dhe pastaj hidhe ose digje.
Dr. Imam Ahmed Kalaja