Pyetje: A lejohet që njeriu të betohet “Pasha Kur’anin!”?
Përgjigje: Betimi në Kur’an është i lejuar, sepse Kur’ani është cilësi e Zotit dhe në momentin që ke të bësh me një cilësi të Zotit lejohet të betohesh. Por më e mira është që njeriu të betohet në Allahun, xhele xhelaluhu. Por nëse betohet “Pasha Kur’anin!”, pra betohet në Kur’anin, atëherë betimi i tij është i saktë, sepse është betuar me një cilësi prej cilësive të Allahut dhe Kur’ani është prej cilësive të Allahut, xhele xhelaluhu.
Dr. Imam Ahmed Kalaja