Pyetje: A ka mundësi të më tregoni në cilën orë të ditës është më mirë të varroset një musliman që ka ndërruar jetë?
Përgjigje: Nuk ka ndonjë orar më të mirë se kur varroset njeriu. E rëndësishme është që mos të jetë koha kur është duke lindur dielli, koha duke qenë dielli në mesin e ditës dhe koha kur dielli është duke perënduar, pastaj kohët e tjera nuk ka problem dhe ka tolerancë. Më e mira do të ishte që të jetë një kohë sa më afër vdekjes së personit, të mos vonohet pa arsye madhore. Nuk është mirë që të vonohet varrosja e njeriut pa arsye madhore. Kur ka arsye madhore dakord, kurse pa arsye madhore nuk është gjë e mirë që të vonohet, sepse Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thoshte: “Shpejtoni me kufomën e xhenazes, se ose është në të mirë dhe po e pengoni nga e mira e Zotit që e pret, ose është diçka që mund t’i vijë dënimi i Zotit dhe ju përfshin dhe juve dënimi i Zotit bashkë me të.
Dr. Imam Ahmed Kalaja