Pyetje: Si të pendohem ngaqë nuk jam falur për një kohë të gjatë dhe tani dua të pendohem dhe të fal namazin, duke pasur parasysh faktin që namazin e kam lënë pa arsye?
Përgjigje: Ai njeri që pendohet për diçka që ka bërë është njësoj sikur s’e ka bërë atë. Keqardhja për atë që ke bërë është pendim tek Zoti i Gjithësisë. Kështu që pendohu për atë që ka kaluar dhe filloje nga ky moment e derisa t’ia dorëzosh shpirtin Zotit të jesh korrekt me namazin dhe nuk ka nevojë që t’i përsërisësh apo t’i bësh edhe një herë namazet, se Zoti i Madh nëse pendohet njeriu sinqerisht Allahu, xhele xhelaluhu, e fal dhe e mëshiron.
Dr. Imam Ahmed Kalaja