Pyetje: A lejohet që një femër beqare të bëjë fëmijë me metodën invitro?
Përgjigje: Nuk lejohet në islam. Personi pyet për ligjin (gjykimin) e islamit për këtë çështje. Nuk lejohet në islam që një femër e pamartuar të bëjë fëmijë me metodën invitro. Nuk lejohet, sepse në islam quhet imoralitet, thjesht mungon shtrati, qejfi dhe kënaqësia, përndryshe çdo gjë është. Rezultati është i njëjtë.
Pse e ka ndaluar Allahu imoralitetin? Që mos të bëhet përzierje në gjenealogji, e ka ndaluar imoralitetin për shkak të prishjes së gjenealogjisë. Në këtë rast femra prish gjenealogjinë. “Po si t’ia bëjë ajo se është në një moshë të madhe?” Le të martohet, nuk ka problem, të gjejë zgjidhje.
Dr. Imam Ahmed Kalaja