Pyetje: Mua më është thyer pasqyra pa dashur dhe dikush më ka thënë që do të të eci 7 vite ters, a është e vërtetë?
Përgjigje: Këto lloj gjërash janë gjëra që me të vërtetë e meritojnë emrin zakone prapanike, këto gjëra janë shpifje, përralla, besëtytni, besime supersticioze me të cilat islami bie ndesh dhe të cilave islami u ka shpallur “luftë”. Nuk i pranon islami këto gjëra dhe se një musliman absolutisht nuk mund të ndikohet nga falle të tilla, nga besëtytni të tilla, nga gjëra të tilla.
Dr. Imam Ahmed Kalaja