Pyetje: I kam dëmtuar makinën dikujt dhe jam larguar nga paniku! Çfarë duhet të bëj, a kam gjynah?
Përgjigje: Gabim! Duhet të shkosh tek ai vendi derisa ta gjesh atë makinë që ke dëmtuar. Është haku i tjetrit, për hakun e tjetrit lutu sa të duash falu sa të duash, është haku i tjetri, ia ke dëmtuar makinën duhet ta gjesh atë makinë. Nëse ti tenton dhe mundohesh dhe nuk e gjen që nuk e gjen, pendohu tek Allahu dhe lutu tek Allahu për këtë njeri aq shumë sa të mendosh se ndoshta ia ke shlyer hakun këtij personi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja