Morali dhe sjellja e mirë!

Pyetje: Shumë muslimanë e dinë vlerën e moralit dhe sjelljes së mirë, mirëpo kanë vështirësi ta përvetsojnë tërësisht, ku qëndron problemi?

Përgjigje: Allahu e di më së miri, mirëpo themi se njeriu që nuk gëzon moral të lartë, që nuk ka karakter të përsosur, problemi i tij është tek besim në Zot. Po wAllahi, sepse nëse njeriu do të besonte që Zoti është Dëgjuesi, është Shikuesi, është Mbikqyrësi i tij dhe se një ditë do të dalë para Allahut për të dhënë llogari dhe se ndëshkimi i Zotit për atë që nuk gëzon moral të lartë e të përsosur është i madh, pikërisht këto janë shkaqet, prandaj dhe ata kanë thënë: “Çdo mëkat nuk është gjë tjetër vetëm se mangësi në teuhid.” Kur njeriu ka një moral jo të mirë dhe karakter jo të përsosur do të thotë se ka mangësi në teuhid. Pra, gjëja e parë që këshillohet njeriu është që të rregullojë besimin në Zot, të njohë emrat dhe cilësitë e Zotit, t’i rilexojë edhe një herë ato tekstet të cilat flasin për shpërblimin që kanë të bëjnë me moralin e lartë, me karakterin e përsosur, besoj se këto do të jenë ato nxitësit më të fortë dhe më të mëdhenj që njeriu të kenë moral të lartë dhe të përsosur.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon