Pyetje: Nëse ka hyrë koha e namazit me kalendar, por ezani akoma nuk është thirrur, a mund të falemi?
Përgjigje: Nëse ka hyrë koha sipas kalendarit fale namazin. Mund të jetë muezini në gjumë, mund të jetë duke ngrënë, mund të jetë muezini që i është prishur makina dhe s’ka ardhur akoma. Nëse ka hyrë koha e namazit në kalendar, fale namazin nuk ka asnjë lloj problemi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja