Pyetje: Si mund ta bëjmë nijetin për t’i lexuar sure fëmijës së sëmurë?
Përgjigje: Nijeti është në zemër dhe Zoti e di se për çfarë po e këndon këtë sure Kurani, kështu që nuk nevojë që të bësh një nijet specifik apo të thuash diçka përpara. Fillon, mbështetju Zotit e para gjë, e dyta gjë beso se fjala e Zotit bën mrekulli dhe është ilaç dhe shërim, e treta gjë ji i sigurtë se fjala e Zotit ka për të bërë efekt.
Nëse njeriu që lexon Kuran për një njeri të sëmurë, qoftë vëllai, qoftë fëmija, qoftë motra apo për dikë tjetër, i ka këto tre gjëra, me shpresën e Zotit ka për ta dhënë efektin.
Dr. Imam Ahmed Kalaja