Transmetohet se Pejgamberi i Zotit, salallahu alejhi we selem, një ditë futet njëra prej sahabijateve e cila ishte me ethe dhe i tha Pejgamberi, salallahu alejhi we selam: “O filane, çfarë ke që dridhesh kështu?” Tha: “O Pejgamber i Zotit, na mbytën ethet, Zoti i shkatërroftë (ose Zoti i mallkoftë).” Tha Pejgamberi, salallahu alejhi we selem: “Mos i shaj dhe mos i mallko, se i largojnë mëkatet dhe gjynahet nga njeriu siç largon zjarri i nxehtë ndryshkun nga hekuri kur futet në zjarr.” Kur u sëmur Ebu Hurejra, radijallahu anhu, me temperaturë dhe me ethe gëzohej dhe qeshte dhe i tha dikush: “O Ebu Hurejrë po pse qesh, pse gëzohesh?” Tha: “Se ethet nuk lënë organ dhe gjymtyrë pa prekur, kështu që nuk ngel gjymtyrë pa u shkundur nga mëkatet dhe gjynahet.”
Dr. Imam Ahmed Kalaja