Çfarë suresh apo lutjesh sugjerohen përpara gjumit nëse nuk po gjejmë dot rehati?

Pyetje: Cilën sure më sugjeroni që të vendos para gjumit se s’po gjej rehat?

Përgjigje: S’ke nevojë të vendosësh fare, por lexo Fatihanë dhe me shpresën e Zotit do ta lehtësojë Zoti. Pra, bëjmë të gjithë dhikrin përpara gjumit, lexo suren Sexhde dhe lexo suren Mulk. Provoje njëherë kështu, nëse nuk gjen rehat shtoji kësaj dhe dozën e mëposhtme: shtatë herë el-Fatihanë dhe pasi ta këndosh shtatë herë fryji duarve dhe fërko gjithë trupin.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon