Pyetje: Më ka vdekur nëna dhe rrobat e saj i kam akoma në shtëpi, a ka problem?
Përgjigje: S’ka ndonjë problem fetarisht, por më e mira do të ishte që këto rroba t’i kishe dhënë sadeka për shpirtin e nënës. Se nëse i jep sadeka për shpirtin e nënës, sa të përdoren këto rroba nënës i rritet xhirollogaria e sevapeve, kur i mban tek shtëpia nëna pret ndonjë gjë çfarë po vjen. Kur ti i jep sadeka i shkon sevapi derisa të përdoren këto rroba, kështu që më mirë t’i japësh sesa t’i mbash aty për ekspozitë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja