Pyetje: A mund ta fal namazin e natës nga ora 12 ose 1 e natës, sepse kam fëmijë të vogël dhe s’e fal dot më vonë?
Përgjigje: Namazi i natës nuk është kusht që të falet patjetër vonë, namazin e natës mund ta falësh dhe pas jacie, në qoftë se e ke edukatë dhe të dhemb shpirti. Kështu që në 12, në 1, në 2, në 11 e një çerek, s’ka problem. Pra, e rëndësishme është që ti të falësh namaz nate, kjo është e rëndësishme. Më e mira do të ishtë në fund para sabahut, por kur nuk janë mundësitë, siç është rasti që ka fëmijë të vogël, nuk ka problem.
Dr. Imam Ahmed Kalaja