Pyetje: A lejohet që t’i lutemi Zotit që të na shtojë jetën (ymrin)?
Përgjigje: Lejohet fetarisht nuk ka asnjë lloj problemi, por jeta e gjatë është dy llojesh: jetëgjatësi duke u bërë barrë për veten, për njerëzit, për shoqërinë dhe jetëgjatësi ku njeriu menaxhon çdo situatë (siç thotë populli: O Zot me këmbë e me duar; domethënë që të menaxhoj jetën time). Pejgamberi, alejhi salatu we selam, lutej dhe thoshte: “O Zot më ruaj që mos të thyhem në moshë.” Thyerja në moshë e çon njeriun në një lloj situate që bëhet barrë edhe për veten e vet, edhe për familjen, për gjithçka, fillon i harron gjërat, bëhet i bezdisshëm. Për këtë arsye tha Pejgamberi, alejhi salatu we selam: “Më i miri prej jush është ai që ka jetë (ymër) të gjatë me vepra të mira.” Jo thjesht jetë (ymër) të gjatë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja