Pyetje: U bë një kohë e gjatë që unë po lutem për një të afërmin tim që ka ndërruar jetë, pothuajse lutem për të në çdo namaz, a është kjo e lejuar?
Përgjigje: Absolutisht është e lejuar, edhe pse këtë mund ta bësh në çdo namaz nuk përbën asnjë lloj problemi, sepse ti nuk beson se kjo është prej fesë apo prej synetit, thjesht dhimbja ta kujton në namaz njeriun që ka ndërruar jetë dhe momenti më i mirë kur mund të lutesh për një person është kur je në namaz. Kështu që, absolutisht mund ta bësh dhe mund ta vazhdosh lutjen për personin i cili ka ndërruar jetë, Zoti e mëshiroftë!
Dr. Imam Ahmed Kalaja