Pyetje:A lejohet të udhëtosh me një femër të huaj në një automjet të caktuar, mirëpo nuk e ke asgjë nga familja, nuk e ke as gjak, as nga ato femrat që lejohet të udhëtosh vetëm për vetëm me të?
Përgjigje: Nuk lejohet që një mashkull të udhëtojë vetëm për vetëm me një femër në rrugëtimet të cilat janë rrugëtime udhëtimi. Se është ndryshe kur udhëton në qytet për shembull dhe femra nuk rri në vend të parë, por rri mbrapa dhe e çon deri diku është diçka brenda, por që të udhëtojë një mashkull me një femër tek për tek dhe s’janë asgjë me njëri-tjetrin, kjo në islam nuk lejohet.
Dr. Imam Ahmed Kalaja