Pyetje: E kam motrën afër dhe ajo e ka gjendjen ekonomike aspak të mirë, unë i jap shpesh diçka për të ngrënë, domethënë harxh, në disa raste burri im e di këtë gjë, por në shumicën e rasteve nuk e di sepse nervozohet, ndërkohë që motra është me fëmijë dhe e di që ajo nuk ka gjë në shtëpi, kurse unë jam mirë elhamdulilah kemi jetë normale. A bëj gjynah që i jap motrës pa lejen e bashkëshortit ndërkohë që kemi gjëra të cilat teprojnë ndonjëherë në shtëpi?
Përgjigje: Jepi nuk ka asnjë problem inshaaAllah, ke sevap dhe shpërblim, madje dhe burrit që nuk e ka qejf këtë gjë i shkon sevapi dhe shpërblimi, sepse përderisa është nga ekonomia e burrit edhe pse ai nuk i ka qejf këto gjëra atij i shkon sevapi dhe shpërblimi, pra në këtë rast të dy janë partnerë në shpërblim, si kjo që po ndihmon motrën e vet dhe ky që s’e ka qejf këtë gjë. E rëndësishme është që mos të dëmtohet ekonomia e shtëpisë, nëse është diçka që nuk dëmton, është diçka e thjeshtë, absolutisht lejohet.
Dr. Imam Ahmed Kalaja