Pyetje: Nëse dikush nuk ka falur namaz gjatë gjithë jetës së tij dhe në shtratin e vdekjes ka thënë: “La ilahe il-Allah”, a e shpëton kjo nga përjetësia në zjarr?
Përgjigje: Allahu ia ka bërë haram përjetësimin në Xhehenem një njeriu që ka thënë: “La ilahe il-Allah, Muhamedun resulullah”. Nëse e ka thënë me besim, e ka thënë duke qenë besimtar në të, i sinqertë me Zotin, duke qenë me të vërtetë kuptues i asaj që po thotë, fjala: “La ilahe il-Allah, Muhammedun resulullah”, nuk ka për ta lënë një njeri përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit. Sidomos nëse është thënë në shtratin e vdekjes, sepse është ndryshe nëse e ka thënë një herë kur ka qenë 15 vjeç pastaj s’është falur asnjëherë gjatë gjithë jetës së vet derisa ka vdekur, s’është ky rast si rasti që e ka thënë në shtratin e vdekjes, janë dy raste të ndryshme. Pse? Sepse i pari ka pasur mundësi ta vërtetojë më jetën e tij se sa i sinqertë dhe sa i vërtetë ka qenë në atë që ka thënë, kurse ky në shtratin e vdekjes s’ka si ta vërtetojë më se është në shtratin e vdekjes, ky s’ka më kohë as për të marrë abdes, as për t’u pastruar, as për të falur namaz.
Dr. Imam Ahmed Kalaja