Pyetje: A mund të na jepni një ligjëratë të shkurtër për rininë, përgjithësisht për djemtë që shajnë njëri-tjetrin nga nëna?
Përgjigje: Pejgamberi, salallahu alejhi we selam, ka thënë: “Është i mallkuar nga Zoti ai që shan prindin e vet.” I thanë: “O Pejgamber i Zotit, po si e shan njeriu prindin e vet, nënën dhe babain e vet?” Tha Pejgamberi, salallahu alejhi we selam: “I shan nënën dikujt, ose i shan babain dikujt dhe ky ia shan të vetin.” Në këtë rast je i mallkuar nga Zoti.
Rinia jonë ka probleme shumë më të mëdha sesa ky problem. Rinia jonë ka probleme me besimin në Zot, ka probleme me namazin, ka shumë probleme të mëdha dhe ka sfida të mëdha. Ky problem që është përmendur në pyetje është problem, por problemi më i madh i rinisë sonë është që janë larg Zotit, nuk besojnë në botën tjetër, kanë shumë pak njohuri për islamin që është feja e pranuar tek Allahu dhe që Zoti nuk pranon gjë tjetër përveçse islamin. Kështu që edhe ne si muslimanë kemi detyrime ndaj njerëzve tonë, ndaj farefisit, ndaj gjakut, ndaj shokëve.
Dr. Imam Ahmed Kalaja