Pyetje: Nëse vonohet fejesa, çfarë këshilloni?
Përgjigje: Vonimi i fejesës nuk është i këshillueshëm, vetëm se atëherë kur ka arsye madhore, gjëra që janë jashtë mundësive, siç është shkollimi, siç është largësia, siç është emigrimi etj., këto janë gjëra që janë jashtë mundësive, e nëse mundësitë janë atëherë nuk ka pse të vonohet. Nuk ka ilaç më të mirë dhe zgjidhje më të mirë për dy njerëz që duhen sesa nikahu (martesa) e tyre. Për aq kohë sa nuk bëhet nikahu burri apo i fejuari nuk e ka hallall çdo gjë tek vajza, apo vajza nuk e ka çdo gjë hallall tek djali, gjë që shkakton ndoshta edhe ftohje me kalimin e kohës. Kështu që më mirë nëse nuk ka arsye, nëse nuk ka shkaqe mos të vonohet. Nëse ka arsye dhe shkaqe atëherë fejesa të shoqërohet me nikah, në mënyrë që raportet mes djalit dhe vajzës të jenë më të ngrohta, më të ngushta dhe mos të ketë ato pengesat e rënda që ekzistojnë në përgjithsi mes një mashkulli të huaj dhe një femre të huaj, siç do të ishte rasti nëse do të themi vetëm fejesë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja