Pyetje: Sot dëgjova që nuk lejohet të marrësh kredi dhe unë kam marrë një kredi, sepse më duhej për të marrë një shtëpi, por tani që dëgjoj që nuk lejohet më rri mendja aty, si duhet të veproj?
Përgjigje: Një besimtari që është besimtar në të vërtetë i rri mendja tek gabimi që ka bërë, pavarsisht se për rastin në fjalë personi nuk e ka ditur, pra ka marrë kamatë pa e ditur dhe tani e ka marrë vesh ose ka dëgjuar ligjëratat që flasin për kamatën etj. Themi: “Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij.” “Allahu nuk ia merr për gjynah askujt nëse gabon, nëse harron, nëse detyrohet.” Kështu që në këtë rast kemi të bëjmë me gabim, pra nuk e kanë ditur dhe kanë marrë kredi, çfarë duhet të bëjnë? Themi: “Zoti e fal atë që ka kaluar.” Nëse ne kemi mundësi të dalim nga kredia bankare me një formë apo me një formë tjetër duhet bërë. Pra, e ke mundësinë për të dalë duhet të dalësh. Nëse nuk ke mundësi apo të sjell kjo komplikacione dhe vështirësi, atëherë s’ka problem çoje deri në fund se nuk e ke ditur. Është si puna e një muslimani që ka tregti dhe këto tregti më herët i ka nisur me kredi, me banka etj. dhe tani pasi bëhet musliman e merr vesh që këto gjëra nuk lejohen, tani çfarë duhet të bëjë? Çfarë ka mundësi të dali le të dali dhe çfarë nuk ka mundësi t’i plotësojë derisa t’i jepet mundësia e parë për të dalë nga këto lloj problematikash serioze. Kredia është problematikë serioze se i shpall luftë Zotit të Gjithësisë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja