Pyetje: A është gjynah të prishësh nikahun (kurorën) thjesht me letra për të marrë dokumenta, ose për të marrë shtetësi, apo për të marrë asistencë etj. ?
Përgjigje: Nuk e di. Nuk ka dyshim që mashtrimi nuk është në traditën e një muslimani të mirë. Nëse njeriu ka një hall apo një siklet që rrezikon jetën etj., pastaj shihet halli dhe situata. Përgjigja bazike për këtë pyetje është që s’bën që muslimani të mashtrojë. Pastaj halli, sikleti, mund të jetë një gjendje specifike, një problem, duhet parë pastaj çdo rast në vete, por në origjinë nuk bën.
Dr. Imam Ahmed Kalaja