Pyetje: Ku do të shkojë iblisi (shejtani) pasi të bëhet Kijameti?
Përgjigje: Në Xhehenem me të gjithë pasuesit e tij, me të gjithë ndjekësit e tij. Normalisht që nuk është e vërtetë që iblisi, djalli apo shejtani është menaxheri i Xhehenemit siç besojnë disa njerëz që s’kanë lidhje me fe, me besim dhe me Zot, ata besojnë se Iblisi, djalli, shejtani është ai i cili menaxhon xhehenemin. Ai (shejtani) do të jetë në kokërr të Xhehenemit për veten e vet edhe ata të tjerët që e kanë ndjekur atë, kështu që nuk ka lidhje kjo punë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja